Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi shtim të konsiderueshëm të pranisë amerikane në Europë, në nisje të samitit dyditor në Madrid.
Në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara do të ndryshojnë strategjinë ushtarake në Europë për shkak të pushtimit rus në Ukrainë.
“Sot njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të rrisin praninë ushtarake në Europë në kundërpërgjigje të ndryshimit të klimës së sigurisë, dhe për të mbrojtur sigurinë tonë kolektive. Do të shtojmë bombarduesit e marinës amerikane në Spanjë nga 4 në 6. Në Poloni do të ngremë një qendër të përhershme për Batalionin e 5 të trupave të ushtarake, do të mbajmë brigadën shtesë me rotacion prej 3 mijë trupash në Rumani, do të shtojmë dërgimin e trupave me rotacion në shtet baltike, do të stacionojmë 2 avionë të tjerë lufte F-35 në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të dërgojmë përforcime të tjera në Gjermani dhe Itali”, tha Biden.
Presidenti amerikan shtoi më tej, se bashkë më aleatët do të kujdeseshin që aleanca të jetë e gatshme për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga të gjitha drejtimet, në tokë, ajër dhe det.
Aleanca e Atlantikut të Veriut sipas Biden, është më e rëndësishme se kurrë, ndërsa shtoi se aplikimi i Suedisë dhe Finlandës për t’iu bashkuar NATO-s, ishte pikërisht ajo që donte Putin.