Politika SHBA-Shqipëri, vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

SHBA-Shqipëri, vazhdojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Pavarësisht vështirësive në luftën kundër COVID-19, stërvitjet ushtarake duhet të vazhdojnë dhe Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria mbeten aleate të përkushtuara.

Kështu u shpreh sot ambasada e SHBA-së në Tiranë, ndërsa ndau disa foto nga stërvitja e përbashkët në Bizë.

“Më 27 prill, një helikopter MH-60S “Seahawk” i Shteteve të Bashkuara nga Skuadrilja e Luftimeve në Det, zhvilloi stërvitje të armatosur ditë dhe natë në Zonën e Stërvitjes Ushtarake Biza, në qendër të Shqipërisë. Ata përdorën mitralozat e kalibrit M240 7.62mm and the GAU-21.50 për të ruajtur gatishmërinë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.