Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë, zbuloi në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, se në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur me koronavirus.
“Vetëm dy fëmijë, të moshës 0-14 vjeç, kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital”, deklaroi Kuli.
Kur u pyet nëse ka një trajtim të veçantë për fëmijët, Kuli tha se përdorimi i antibiotikëve tolerohet më mirë nga fëmijët: “Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve”.
“Por, nëse pas 4-5 ditësh fëmija ka shenja të rënduara, si frymëmarrje të vështirë apo kollë të fortë, duhet të drejtohemi te mjeku pediatër ose duke komunikuar me 127-n”, shtoi shefja e infektivit të pediatrisë.
Sipas Kulit, nëse do të ketë raste të fëmijëve që do të shtrohen në spital, “fëmijët do të kenë pavion të tyre, me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit”.