Shefja e Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i bën thirrje qytetarëve të respektojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve duke qëndruar në shtëpi në këto kohë të vështira në betejën me koronavirusin.
Në një postim në rrjetet sociale, Alma Cani thotë se kjo furtunë do të kalojë më shpejt nëse ka unitet mes shtetit e popullit.
Mjekja bën thirrje për bashkëpunim për fitoren e jetës, teksa një mesazh edhe ka edhe për politikanët, për “të ngritur një flamur të përbashkët politik, për të gjithë shqiptarët“.
POSTIMI I PLOTE
JO PANIK! QENDRONI NE SHTEPITE TUAJA! Respektoni jeten tuaj dhe te tjereve! Reanimacioni me i mire eshte optimizmi juaj dhe respektimi i rregullave! Kjo furtune do kaloje akoma me shpejt fale unionit shtet e popull! Sot duhet te ngrejme vetem nje flamur te perbashket politik per te gjithe shqiptaret e te jemi bashkepuntore per fitoren e jetes!🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱