Çështja e Teatrit Kombëtar për të cilën pati debate të shumta politike në vend, për anëtaren e PD-së Albana Vokshi, do të vazhdoj në rrugë institucionale në përgatitjen e kallëzimit penal për kryeministrin Edi Rama, kryetarin e bashkisë së Tiranës Erio Veliaj, dhe të gjithë ata që në mënyra të ndryshme, kanë “kontribuar” në shëmbjen e Teatrit Kombëtar.
Në emisionin “Në fokus” të gazetarit Nertil Agalliu, znj, Vokshi, tha qartazi se tashmë pas shembjes së teatrit, PD, do të bëj të pamundurën për të ndaluar ndërtimin e projektit të Ramës për ndërtimin e teatrit.
“Për të ndaluar ndërtimin, do të ndjekim çdo rrugë institucionale, te protestave, dhe jo vetëm, por nuk duhet të harrojmë çdokush, që ka marrë pjesë në operacionin e një organizate të strukturuar kriminale, të gjitha ligjet e shkelura nga Rama, Veliaj, do të shkojnë para drejtësisë. PD është duke përgatitur kallëzim penal dhe po i drejtohemi organeve të drejtësisë lidhur me këtë”.
Vokshi, sqaroi se pos kësaj, PD kundrejt çdo kompanie private e cila ka përfituar nëpërmjet abuzimit të ligjit lidhur me shembjen e Teatrit do të jetë po ashtu para drejtësisë penale.
Në këtë emision, ish deputetja e PD, konfirmoi se PD u ka bërë thirrje bankave që të mos japin kredi projekteve abuzive, siç është projekti i kullëzimit të pronës publike të Teatrit dhe përreth tij.