Aktualitet SHËNIM: “Plehrat e humbura të Italisë”, a po tentohet një tjetër protestë...

SHËNIM: “Plehrat e humbura të Italisë”, a po tentohet një tjetër protestë si ajo e armëve kimike?

Në një media italiane është publikuar një lajm (Kliko KËTU) i cili po qarkullon me shpejtësi në mediat e Tiranës.

Sipas tij thuhet se 1300 kontenierë me plehra janë groposur në Shqipëri.

Në fakt lajmi nuk jep asnjë fakt për këtë, por ngre vetëm dyshime.

Madje sipas medias “Pianeta Italia” kjo është një pistë që të bën të ngresh disa pikëpyetje.

Por lajmi ashtu siç është bërë zakon, duke si i koordinuar nga Shqipëria.

Jo se këtu nuk ka probleme me importin e mbetjeve, pasi ato kanë prej fillim viteve ‘90 që kanë hyrë rregullisht dhe pa asnjë kontroll, por duket se qëllimi i këtij shkrimi qëndron tjetërkund.

Në këto katër vite të qeverisë Rama protesta e cila ka bërë efekt ishte ajo e armëve kimike.

Duke publikuar një lajm tjetër me armë kimike dhe plehra, opozita kërkon të karikojë dhe një herë qytetarët për të mbushur sheshet./American Eye

***

Reagimi i Prokurorisë

Pas publikimit të një lajmi nga disa portale pranë PD-së, ku thuhej se kontenierë me mbetje që vijnë nga Italia po hyjnë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Ajo e ka hedhur kategorikisht poshtë këtë informacion. Prokuroria shprehet se nuk  ka asnjë hetim mbi këtë lajm të shpërndarë, madje në takimin ndërmjet Llallës dhe Drejtorit të Antimafias Italiane, Franko Roberti nuk është diskutuar diçka e tillë.

Prokuroria e Pergjithshme njofton se: “Nuk ka ndonjë hetim lidhur me sa pretendohet në  një shkrim të shpërndarë pasditen e sotme, lidhur me hyrje të mundshme në mënyre të paligjshme të konteniereve me mbeturina. Gjithashtu, në takimin ndërmjet Prokurorit të Përgjithshem, z. Adriatik Llalla dhe Drejtorit te Antimafias Italiane, z. Franko Roberti, nuk është diskutuar një çeshtje e tillë.”