E shihni që ka ndryshuar
Një gjë tjetër është kur ai betohet e stërbetohet që ka ndryshuar dhe gjë tjetër është kur ai vërtet ndryshon, mëson nga gabimet e së kaluarës dhe sillet si një person i rritur. Ajo që duhet të shihni për të kuptuar nëse ka ndryshuar vërtet ose jo janë sjelljet e tij të përditshme.
Sjellja është ajo që realisht tregon se sa mund të ketë ndryshuar një njeri, fjalët në situata të tilla mund të jenë thjesht të përkohshme. Nëse ju keni parë që ish partneri juaj është duke bërë zgjedhje më të mira, ose që po sillet më mirë se më parë, nuk do të ishte keq t’ia jepnit një mundësi të dytë. Kjo do të thotë që ata nuk kanë më zakone të këqija dhe tashmë ndjekin një jetë të shëndetshme mbase edhe e meritojnë një mundësi të dytë.
Kërkon falje për gjëra specifike
Le të themi që lidhja juaj mori fund pasi ish-i juaj ju tradhtoi, ose ju gënjeu. Në vend që ai t’ju kërkojë falje në përgjithësi, për gjërat e këqija që ju ka bërë, do të ishte më e udhës që të kërkonte falje për gjëra specifike. Për shembull do të duhet ta vlerësonit shumë nëse ai ju thotë: “Më fal që të tradhtova, më fal që të gënjeva,” e kështu me radhë. Në këtë mënyrë ai jo vetëm tregon që e kanë kuptuar gabimin, por edhe që është i gatshëm për ta pranuar dhe për ta ndrequr.
Ka mësuar shumë që nga ndarja
Nëse ish partneri juaj nuk ka bërë asgjë qysh prej ndarjes, kjo do të thotë që ai nuk është rritur aspak si person. Kështu që për të kuptuar nëse ja vlen apo jo që të ktheheni bashkë, mendoni pak dhe shihni se çfarë ka bërë ai me jetën e tij.
A kanë mësuar të jetë më i pjekur, a e ka mbaruar projektin që kishte filluar një vit më parë, a ka mësuar ta nxjerr qenin për të bërë nevojat? Nëse po, e meriton një mundësi të dytë.