Aktualitet Shënjestra e atentatit në Vlorë me dy mbiemra, djali i kryeplakut të...

Shënjestra e atentatit në Vlorë me dy mbiemra, djali i kryeplakut të Kaninës

Zbulohet shënjestra e atentatit në Vlorë pasditen e sotme. Shënjestër ka qenë djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliraj.

Makina tip “Mercedes ML”, e cila u dëmtua nga plumbat rezulton në emër të Astrit Aliraj kryeplaku i fshatit Kaninë, por sipas burimeve makinën ia kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Todi, 24 vjeç (mbiemër te ndërruar).

Një person e ka ndjekur me vrap Alirajn dhe në momentin që 24-vjeçari ka ndaluar ka shtënë disa herë në drejtim të makinës tip “ML”. Për fat të mirë 24-vjeçari ka mundur t’u shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.

Ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit, ashtu dhe 24-vjeçarit Juxhin Todi.