Në Kosovë është shënuar rasti i parë i humbjes së jetës për shkak të koronavirusit.
Klinika Infektive e Kosovës informoi se sot se viktima është një pacient 82-vjeçar nga Dumnica e Podujevës.
Viktima ishte i shtruar në spital prej 6 ditësh. 82-vjeçari kishte shfaqur shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas.
Ai vuante edhe nga sëmundje të tjera, si kardiake dhe sëmundje kronike të mushkërive.