Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani, foli për mikrofonin e “RTSH” pas supergolit të realizuar në fundin e ndeshjes ndaj Moldavisë ku u shpreh:
“Jam shumë i kënaqur, falenderoj stafin dhe bashkëlojtarët si dhe publikun që më ndihmuan të bëj një ndeshje të mirë. As në ëndërr nuk e kam pritur këtë gol, në debutim me kombëtare.
Sot në mëngjes më tha trajneri, a je gati të luaj. I thashë janë gjithmonë gati. U ndjeva shumë mirë. Trajneri më tha luaj si di vetë. Kur të jep liri trajneri është gjithçka jashtëzakonisht e mirë.
Shkova për të qarkulluar topin. Pash hapësirën, thashë pse mos futem, dhe u bë gol. Merkato? Së pari do shkoj në pushime, më pas është menaxheri im që do vendosë.”