Ata që duan të blejnë një automjet të përdorur tashmë kanë mundësinë që të bëjnë vetë verifikimin e mjetit, prejardhjen e tij dhe nëse ai është i vjedhur apo jo.
“DPSHTRR ofron për herë të parë një faqe të dedikuar, bazuar në eksperiencat më të mira të homologëve tanë, me website zyrtare e referime nëpërmjet të cilave mund të gjeni përgjigje të sakta për pyetje dhe të dhëna si:
-Cilat janë të dhënat teknike të mjetit?
-Cilat janë të dhënat mbi kilometrazhin e mjetit?
-Çfarë kategorie mjedisore është mjeti?
-A ka pasur mjeti ndonjë dëmtim?
-A ka mjeti ndonjë problem prodhimi?
-Cili ka qenë përdorimi i mëparshëm i mjetit?
-Është automjeti i regjistruar në databazën e automjeteve të vjedhura?
-Sa zotërues ka pasur mjeti? Verifiko Mjetin nëpërmjet Numrit të Shasisë!” njofton DPSHTRR.