Bota Shërbimi sekret rus blen fshehurazi makineri gjermane të teknologjisë së lartë për...

Shërbimi sekret rus blen fshehurazi makineri gjermane të teknologjisë së lartë për armatim

Sipas një raporti, shërbimi sekret rus i maskuar me një kompani blen makina gjermane të teknologjisë së lartë për industrinë e armatimit.

Revista “Der Spiegel” shkruan se një agjent i quajtur Sergej K. është i përfshirë në furnizimet në fjalë. Atij i ishte caktuar detyra për t’u kujdesur në mënyrë konspirative për të siguruar makineritë e precizionit për programin e raketave të Presidentit Putin.

Për këtë qëllim, Sergej K. thuhet se krijoi kontakte me disa kompani gjermane dhe shpërndarës. Kompania e përdorur si maskim për këtë në të vërtetë me sa duket është një lloj qendre e prokurimit shtetëror për mallrat industriale perëndimore. Personi që lëviz fijet në prapaskenë është një oficer i shërbimit sekret rus FSB.

Sipas “Spiegel-it, një sipërmarrës nga Leipzigu u arrestua në kuadër të hetimeve këtë javë. Sipas informacionit, ai akuzohet se ia ka dorëzuar Rusisë makineritë, të cilat me rrugë të tërthorta kanë përfunduar në industrinë e armatimit.

Sipas të dhënave, që prej vitit 2014, shitja dhe eksporti i mallrave në Rusi thuhet se janë të ndaluara kur ato janë të destinuara për qëllime ushtarake.