Blerina Gjylameti, deputetja dhe kryetarja e PS-së për Tiranën e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” hodhi poshtë të gjitha zërat se ajo kishte bërë sherr me Ramën gjatë Kongresit të Partisë Socialiste, madje kishte dhënë edhe dorëheqjen nga detyrat.
E buzëqeshur, Gjylameti tha në studio se gjithë sa shkruhet në media janë spekulime dhe se ajo vijon të jetë në detyrë.
“Unë jam në detyrë. Të gjitha të tjerat janë spekulime të ditës. Do të flisja për ato çfarë arritëm në atë Kongres dhe jo për këto. Kemi një projekt të madh për të çuar përpara. Unë vazhdoj të punoj për projektin ‘Shqipëria që duam’ më shumë se sa të dëgjoj çfarë thotë një individ apo një tjetër”, deklaroi ajo.