Gazetarja Fiori Dardha dhe Robert Aliaj kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në mbrëmjen e sotme të “Dance With Me” në televizionin Klan.
Debati nisi për dhunën ndaj grave në familjet shqiptare. Ka qenë një fjali e anëtarit të jurisë Robert Aliaj për çiftin Xheni-Benardi, i cili u shpreh se “të paktën me pëlqen që ju të dy kërceni bashkë sepse të gjithë këta hanë dajak nga burrat”.
Pas këtij momenti, ka ndërhyrë ashpër Fiori Dardha.
“Bashkëshorti im nuk e çon nëpër mend të ngrejë dorën mbi mua”, i tha Fiori, Robert Aliajt.
Ndërkohë, Valbona Selimllari i ka dalë në krah dhe ka mbrojtur kolegun e saj Robertit, duke i kërkuar Fiorit që të qetësohej dhe të mos reagonte ashpër.
Roberti ka folur përsëri dhe i kërkoi produksionit që t’i hiqte nga dora Fiorit mikrofonin pasi i dukej si “akullore”.
“Çoja gruas tate në shtëpi”, iu drejtua më pas gazetarja Fiori Dardha, duke përplasur mikrofonin.
Valbona Selimallari: Thamë që nuk do ta kalojmë në personale… Vendosi kufij debateve.
Albi Nako: Tani më duket sikur kam ardhur te Fevziu dhe duhet të flas për baletin.
Pas disa minutash, situata u qetësua dhe Fiori Dardha u rikthye në skenë duke thënë se ndihej e ofenduar dhe nuk mund ta vazhdonte më spektaklin, ndërkohte Aliaj këmbënguli se nuk kishte bërë asnjë ofendim personal ndaj Fiorit dhe nuk do të kërkonte falje.
Fiori Dardha: Rugëtimin tim unë e mbyll këtu dhe ju uroj shumë suksese. Falenderoj të gjithë produksionin.
Robert Aliaj: Unë përgjithësoj dhe nëse dikush e merr personale… Unë nuk kam gabuar dhe nuk them më fal.