Një 41-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një lokal, pas një konflikti.
Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.
“Rreth orës 02.40 në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës, gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A, 41 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspert të Policisë ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë ( person me precedent kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja sëbashku me shtetasin D.S. 24 vjeç”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.
Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.