Një sherr për motive banale i nisur brenda marketit në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet i mori jetën 29-vjeçarit Jurgen Duka. Ky besohet se ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë.
Shoku i viktimës i cili ka qenë së bashku me të në momentin e ngjarjes, ka thënë deklaruar në polici dinamikën e krimit.
Sipas dëshmisë së shokut të 29-vjeçarit, sherri mes Jurgen Dukës dhe autorit misterioz nisi për radhën në market.
Të dy ndodheshin brenda dyqanit dhe mes tyre nisi debati se kush do të paguante i pari. Në konflikt e sipër, autori i paidentifikuar e qëlloi me armë Jurgen Dukën duke e lënë të plagosur.
Por për shkak të plagëve, 29-vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës. Ndërsa autori u largua nga vendngjarja me makinë.
Policia e Tiranës ka mbledhur kamerat e sigurisë në zonë dhe ka nisur analizimin e tyre. Jurgen Duka ka qenë person me precedent të mëparshëm penal.