Aktualitet Shi edhe në fundjavë, në jug reshje me shtrëngata

Shi edhe në fundjavë, në jug reshje me shtrëngata

Edhe fundjava duket se do të mbyllet me shi. Sipas IGJEUM, sot pasdite (e premte,8 nëntor) dhe nesër (e shtunë, 9 nëntor) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër në pjesën e dytë të ditës së nesërme.

Sa i takon temperaturave për ditën e nesërme, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

-në bregdet: 13 / 20 °C

-në vendet e ulëta: 12 / 20 °C

-në vendet malore: 7 / 14 °C

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.