Italia vazhdon të ketë një mesatare të frikshme të vdekjeve nga COVID-19.
Këtë të martë kanë gjetur vdekjen 345 persona më shumë në raport me një ditë më parë.
Numri i viktimave brenda 24 orëve të fundit është thuajse i njëjtë me ato të ditës paraardhëse, ku pati 349 viktima.
Në total numri i viktimave në këtë vend ka shkuar 2503, bilanc vërtet i rëndë dhe tragjik.
Por ajo që shqetëson më shumë ka të bëjë me numrin e rasteve të rinj që janë regjistruar në 4 orët e fundit.
Autoritetet italiane bënë të ditur se janë 2989 raste të reja në të gjithë vendin në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e personave që kanë dalë pozitivë me COVID-19 në këto kohë në 26 mijë e 62 persona.
Nga kjo shifër deri tani janë shëruar 2941 persona, nga të cilët 192 në ditën e fundit.