Sport Shifrat e frikshme të Mbappe: 100 gola, edhe pse 22 vjeç

Shifrat e frikshme të Mbappe: 100 gola, edhe pse 22 vjeç

Nga 0 në 100, për 5 sezone. Shifrat e yllit të futbollit, Kilian Mbappe janë të frikshme duke marrë parasysh moshën e tij, vetëm 22 vjeç.

Me realizimin në ndeshjen kundër Lion, sulmuesi i Paris Saint Germain gjeti rrugën e rrjetës për herë të 100 në kampionatin francez të futbollit, rrugëtim të cilin e ka nisur në moshën 17-vjeçare me skuadrën e Monakos.

Ylli francez shpërtheu në sezonin 2018-2019 kur fitoi Botërorin me Francën ndërsa shënoi edhe 33 gola në kampionat me parisienët.

Për momentin, Kilian Mbappe qëndron në kuotën e 20 golave sezonalë dhe është aktualisht golashënuesi më i mirë në Ligue 1.