Rasti i 21-vjeçares Ariela Murataj, e cila përndiqej prej kohësh nga Aldison Belulaj, nuk është i vetmi.
Policia e Tiranës i tha Televizionit Klan se që nga Janari i 2017, 178 femra kanë denoncuar se përndiqen nga ish-i dashuri apo ish-bashkëshorti.
Vetëm këtë muaj uniformat blu kanë marrë 5 raste denoncimi.
Për psikologët denoncimi i dhunës, apo edhe përndjekjes nga femrat, shihet si një formë emancipuese për shoqërinë dhe minimizimin e këtyre rasteve.
Rastet e denoncuara tregojnë se femrat përndiqen jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugë. I tillë ishte edhe rasti i Ariela Murataj, e cila kërcënohej prej muajsh nga autori i krimit Aldison Belulaj.
Dy javë më parë studentja e Juridikut kishte vendosur të ndërronte numrin e telefonit për të mos u shqetësuar më nga Aldisoni.
Për këtë shkak 23-vjeçari vendosi të ndërmerrte veprimin ekstre