Kampionatet sezonal janë duke filluar, një pjesë e mirë kanë nisur dhe gjithë të tjerët ngrenë siparin këtë fundjavë. Dhe çfarë lajmi më të mirë mund të ketë për tifozët, sesa të mësojnë se shikimi i futbollit mund të jetë i mirë për shëndetin. Ai mund t’ju ndihmojë të keni një zemër më të fortë.
‘Zhytja’ nga shtëpia ose nga stadiumi në ndeshje mund të japë të njëjtat përfitime për zemrën sikur të kishit bërë një vrap në park. Sipas një studimi të Universitetit të Leeds, nga rezultatet e të cilit janë nxjerrë këto përfundime, pjesë të kampionit analizues ishin 25 tifozë midis moshës 20 dhe 62 vjeç të ekipit të futbollit të qytetit në tre ndeshje të ligës.
Studiuesit analizuan rrahjet e zemrës së pjesëmarrësve para ndeshjes, në fund të pjesës së parë dhe në fund të ndeshjes, duke zbuluar se 64% e mbështetësve të Leeds United kishin një mesatare prej 130 rrahje zemre në minutë (bpm). Norma e rrahjes së zemrës në gjendje pushimi është midis 60 dhe 100 bpm. Kjo lloj “stërvitje” që i bëhet zemrës është ekuivalente me të ecurit e shpejtë për një orë e gjysmë në park, sipas studiuesve.
Ndjeka e ekipit për të cilin bëni tifo në një ndeshje ku ai fiton, gjithashtu ul presionin e gjakut të tifozëve dhe u jep atyre një “nxitje psikologjike” që për disa zgjati gjithë ditën. Sigurisht, kishte edhe një aspekt negativ, pasi duke parë ekipin të humbiste për tifozët rezultoi të kishin “një kolaps psikologjik” dhe presioni i gjakut pësoi një rritje të përkohshme.
“Edhe nëse mendoni se shikimi i futbollit ju bën obez dhe inaktiv, në përgjithësi nuk është kështu. Ne zbuluam se të shikuarit e futbollit i mban njerëzit në një nivel të mirë gjallërie dhe eksitimi.”- tha Andrea Utley, i cili drejtoi studimin.