Një nga intervistat e Arjan Çanit në Zonë e Lirë drejt kryeministrit Edi Rama titullohej “Sekretaria telefonike e Edi Ramës”.
Në këtë intervistë të veçantë, Rama duhet t’i përgjigjej telefonatave imagjinare nga politikanë të ndryshëm, që në fakt ishin pyetjet e vetë moderatorit.
Telefonon Berisha: “Shite Saje Qorrin se nuk e mbyll dot mandatin”
Përgjigja e Ramës ndaj telefonatës imagjinare të Berishës: “Edhe unë e ti kemi një problem, flemë pak, mua nuk më del njeri në gjumë natën, ti e ke radhën e gjatë të atyre që të dalin në gjumë, kështu që do rrish pa gjumë”.