Rritet numri i të shkarkuarve në radhët e diplomacisë.
Vetëm pak minuta më parë Ministria e Jashtme bëri të ditur se është shkarkuar diplomatja, Blerta Derhemi pjesë e misionit shqiptar në BE do të kthehet në Tiranë, Artur Porpollogu, konsull në Ambasadën Shqiptare në Athinë, ndërsa do të lirohet nga detyra edhe konsulli në Hungari Marin Meksi, i cili do të transferohet në Tiranë.
Sipas këtij dikasteri shkarkimet vijnë për shkak të emërimeve nepotike dhe punësimit të parregullt në shërbimin diplomatik.
Nga reforma në këtë shërbim mësohet se deri tani kanë lëvizur 31 persona, të cilët sipas MPJ, nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.