Një bandë grabitësish shqiptarë është shkatërruar nga policia italiane gjatë një operacioni ku u arrestuan 4 shtetas.
Shqiptarët që prej fundit të 2017 e në ditët e para të janarit 2018 kishin ekzekutuar rreth 50-60 grabitje vilash e banesash në territorin e rajonit të Emilia Romanjës.
Të prangosuri i përkasin moshës moshës 25-35 vjeç, të gjithë banues në një vilë familjare në komunën e Fanos që ishte dhe baza e kësaj bande si dhe ishin dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.
Hetimet e operacionit të koduar “Burglar kings” ,zgjatën dy javë në bashkëpunim me qytetarët, banorë të zonave ku kishte goditur banda e grabitësve.
Të arrestuarit janë, gjatë 3 ditëve të fundit para arrestimit kishin ekzekutuar rreth 20 grabitje në provincat e Riminit, Pesaro-Urbino, Ancona e Modena.
Sipas policisë italiane nga data 30 dhjetor e deri më sot ata kishin ndërruar rreth 6 automjete të grabitura në zotërim të tyre e shquheshin për shpejtësinë në ekzekutimin e grabitjeve duke qëndruar në banesë vetëm pak minuta.
Në banesën e tyre janë gjetur një pjesë e objekteve të vjedhura, rreth 1 kg monedha ari, e bizhuteri të shtrenjta.