Duket se ribashkimi i Bora Zemanit me Donald Veshajn nuk është pritur mirë nga një pjesë e madhe e ndjekësve të tyre, të cilët janë shprehur të zhgënjyer ndaj moderatores.
Bora Zemani bëri postimin e parë në llogarinë e saj në Instagram, që pas publikimit të fotove të saj krah ish të dashurit. Menjëherë ndjekësit, duke lënë mënjanë pjesëmarrjen e saj në sfilatën e Vladrin Saitit, kanë vërshuar në komente që lidhen vetëm me një emër: Donald Veshaj.
Të shumtë janë ndjekësit që të gjithë historinë e dashurisë, ndarjes dhe tradhtisë, e cilësojnë si “lojë për vëmendje”, duke mos ngurruar t’i kujtojnë moderatores romancën e Donaldit me Beatrix në BBV.
“Bora sa turp çfarë loje të fëlliqur paskeni bërë bashkë me atë tjetrin vetëm për vëmendje. Nuk më besohet që dole kaq e ulët. Ai të poshtëroi publikisht, të tradhtoi, e puthi tjetrën për 2 muaj rrjesht! Gjynaf Arbori kur të rritet dhe ta shohi çfarë mami ka pasur.”- shkruan një ndjekës.
Një tjetër shpreh hapur zhgënjimin nga moderatorja, duke e konsideruar si të verbuar nga dashuria.
“Nuk je ashtu si të menduam. Nëse lidhja mes tyre nuk ka qenë fake dhe ka qenë e vërtetë, atëherë më vjen keq për ty që e lejon veten të biesh kaq poshtë dhe nuk e din vlerën e vetes tënde. Mendoj se je verbuar nga dashuria dhe si shikon gjërat pastër. Kalo mirë.”– thuhet në koment.
Të tjerë ndjekës janë shprehur të revoltuar ndaj saj, duke mos i kursyer ofendimet:
“Turp për gjestin që ke bërë, je treguar shumë e ulët, kështu që Unfollow.”
“Shembull që nuk duhet ndjekur, kjo është ajo çfarë të thërras! Mos u bëni si Bora!”
Bora Zemani mori shumë mbështetje nga ndjekësit që nga takimi romantik që pati brenda BBV me Donaldin, dhe akoma më shumë pasi ai e tradhtoi me Beatrix Ramosajn.
Pas gjithë këtyre situatave, moderatorja arriti edhe 1 milionë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, duke u bërë kështu një nga vajzat më të ndjekura të showbizit shqiptar.
Këto ia ka rikujtuar një ndjekëse moderatores duke shkruar:
“Të kanë bërë si heroinë ty, gjoja femër me vlera. Ti kokërr k*ve. Po nga ato të rëndomtat fare. E keni bërë karakterin dhe nderin copë….turp”
Megjithëse lidhje e Donaldit me Beatrix përfundoi njëkohësisht me përfundimin e BBV, në një reagim publik në Instagram Bora mohonte se ajo dhe Donaldi janë ftuar në emisionet e njëri-tjetrit, po sjellin një këngë, apo se videon funny në Tik-Tok i dedikohen atij.