Shkencëtarët e Pentagonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë afër një zhvillimi teknologjik shumë të rëndësishëm për njerëzimin.
Ata testuan me sukses një panel diellor me madhësinë e një kutie pice të dërguar në hapësirë, një prototip për një sistem të së ardhmes për të dërguar elektricitet nga hapësira për në çdo pikë të tokës.
Paneli, i njohur dhe si Moduli Fotovoltaik i Antenës me Radiofrekuenca, u lëshua në maj të 2020-s, bashkë me një dron pa pilot të Pentagonit, për të mbledhur dritë nga dielli duke e konvertuar atë në energji elektrike.
Droni kthehet përballë tokës çdo 90 minuta. Paneli është projektuar që të përthithë sa më shumë dritë në hapësirë, e cila nuk kalon përmes atmosferës sonë, dhe në këtë mënyrë e përkthen atë në energji të valëve blu, duke e bërë më të fuqishme se rrezet e diellit që arrijnë në planetin tonë.
Bashkëzhvilluesi i projektit, Paul Jaffe, thotë për CNN se në eksperimentin e fundit me një panel diellor 30 centimetra katrorë është prodhuar 10 vat energji elektrike për t’u transmetuar.
Nëse rritet numri dhe sipërfaqja e paneleve që dërgohen në hapsirë, kjo do të çojë në revolucionalizimin e gjenerimit dhe shpërndarjes së elektricitetit në çdo cep të globit.
“Mund të çojmë energji në Çikago dhe pastaj një sekondë më pas, nëse nevojitet, mund ta kalojmë atë në Londër apo Brazil”, përfundon shkencëtari i Pentagonit.