Sipas një studimi të fundit të shkencëtarëve planeti 9 që rrotullohet përtej Plutonit në thellësitë e sistemit diellor do të zbulohet brenda 10 deri në 15 vitet e ardhshme.
Dy studime janë lëshuar duke deklaruar se planeti mitik jo vetëm që është real, por do të gjendet përpara vitit 2030. Një nga dokumentet pohon se planeti gjendet 400 njësi astronomike (AU) larg Tokës, rreth 37 miliardë milje, dhe mund të jetë pesë deri në dhjetë herë sa masa e planetit tonë.
Ky planet kurrë nuk është parë drejtpërdrejt, por prania e tij është nxjerrë nga llogaritjet e ndryshme të gravitetit të këtij planeti mistik me objekte të tjera. Hulumtuesit Caltech Mike Broën dhe Konstantin Batygin publikuan të dhëna që mbështesin praninë e ‘Planetit 9’ në vitin 2016. Ata identifikuan lëkundje në orbitat e objekteve më të largëta të sistemit diellor dhe e cilësuan këtë si tërheqjen gravitacionale të një planeti të gjerë dhe të paidentifikuar.
U quajt Planeti 9 dhe teoria e ekzistencës së tij tani është e pranuar gjerësisht. Por ky është një objekt shumë i zbehtë në një qiell shumë të madh, u shprehën hulumtuesit. Meqë nuk e dimë saktësisht se ku është, duhet të vëzhgohet i gjithë qielli, ose të paktën pjesë të mëdha të tij, për të gjetur planetin. “Gjatë 10 viteve të ardhshme do të kemi vëzhgime të cilat do të shkojnë thellë e më thellë në hapësirën rrethuese të planetit, prandaj ne mendojmë se deri në vitin 2030 do ta kemi parë ose do të kemi një ide më të mirë se ku ndodhet ky planet.
Natyrisht, është gjithashtu e mundur që deri atëherë të mund të kemi sqarime alternative për anomalitë e vërejtura orbitale“. Dokumenti i dytë, i botuar në Raportet e Fizikës, vlerësoi madhësinë e planetit. Ai pretendon se do të jetë më afër Diellit se sa mendohet më parë dhe do të jetë deri në dhjetë herë më shumë se sa masa e Tokës. Një AU është distanca midis Tokës dhe Diellit.
Gjatë dekadës së fundit, sondazhet e planeteve jashtë sistemit tonë diellor kanë zbuluar se planetet me madhësi të ngjashme janë shumë të zakonshme rreth yjeve të tjerë si dielli. “Planeti Nine siç edhe është quajtur do të jetë gjëja më e afërt që do të gjejmë në një dritare në vetitë e një planeti tipik të galaktikës sonë, u shpreh njëri prej studiuesve”. Me fjalë të tjera, ka më shumë se një arsye për të besuar se Planet Nëntë është i vërtetë.