Lakuriqët ka gjasë se janë shkaku i koronavirusit, pasi shkencëtarët zbulojnë se virusi është 96% identik me atë që gjendet tek kjo kafshë.
Virusi, i cili ka vrarë 362 njerëz deri më tani, besohej se kishte transmetuar te njerëzit nga një kafshë, por të identifikohej cilin ishte sfiduese.
Duke përdorur mostra nga shtatë pacientë me pneumoni të rëndë të shkaktuar nga koronavirusi, shkencëtarët kanë gjetur ngjashmëri të habitshme mes virusit dhe lakuriqit.
ADN-ja është gjithashtu 79.5% identike me koronavirusin vdekjeprurës të SARS, vaksinat e të cilit mund të ndihmojnë në kurimin e këtij virusi ekzistent.
Rastet e të prekurve nga virusin kanë arritur në 17.450, shifër më e lartë sesa rastet e regjistruara nga virusi SARS që vrau rreth 800 njerëz në vitet 2002-2003.
Edhe pse shkencëtarët theksojnë se kafsha prej të cilës ka shpërthyer virusi ende nuk është zyrtarizuar, ekspertët kanë konfirmuar se një treg i kafshëve në qytetin Wuhan është shkaktar.
Dr Michael Skinner, nga Imperial College London, thotë: “Zbulimi vendos përfundimisht origjinën e nCoV te lakuriqët në Kinë. Ne ende nuk e dimë nëse një specie tjetër shërbeu si një mbartës i ndërmjetëm për të forcuar virusin, dhe ndoshta edhe për ta sjellë atë në treg, as cilat specie mund ta ketë përçuar”.
Zbulimi është publikuar në revistën “Nature”.