Nëse keni tendencën të gudulisni fëmijën për ta nxitur që të qeshë, është mirë të mos e bëni më. Hulumtuesit thonë se kjo është e dëmshme për fëmijën tuaj. Bright Side zbulon anët negative të gudulisjes, ndërsa u sugjeron prindërve që është më e shëndetshme që fëmijës t’i gjeni një lojë se sa t’i gudulisin.
Fakti se fëmijët qeshin gjatë gudulisjes, nuk do të thotë se ata e shijojnë këtë pjesë
Fëmijët, sidomos ata të ndjeshmit, nuk mund të ndalojnë së qeshuri kur dikush i gudulis, edhe nëse ata e urrejnë këtë gjë. Kjo qeshje i bën prindërit të mendojnë se në të vërtet fëmija i tyre po e shijon këtë “lojë”. Në një studim të kryer në Universitetin e Kalifornisë në vitin 1997, shkencëtarët zbuluan se gudulisja nuk krijon të njëjtat ndjenja lumturie si ato kur një person qesh me një shaka. Gudulisja krijon vetëm një iluzion të jashtëm që një person qesh.
Gudulisja është një mënyrë për të vendosur dominimin.
Një person që guduliset e humbet vetëkontrollin. Lufta për të fituar kontrollin mund të jetë poshtruese për fëmijën dhe mund të lërë kujtime të pakëndshme për të. Sipas Dr. Richard Alexander, Profesor i Biologjisë Evolucioniste në Universitetin e Miçiganit, gudulisja mund të jetë shumë mirë një formë mbizotërimi dhe qeshja që vijon është një mënyrë për të treguar nënshtrimin.
Fëmija nuk mundet t’ju thotë “Stop”
Gudulisja mund të shkaktojë përzierje të qeshurash të pakontrollueshme që janë të vështira për t’u ndalur. Qeshja e shkaktuar nga gudulisja e vazhdueshme mund të arrijë një pikë ku personi i gudulisur, nuk mund të thotë “Stop” dhe kjo çon në një situatë të vështirë. Diçka që filloi si argëtim, mund të çojë në komplikacione serioze mjekësore.
Ka mënyra më të mira për t’i thënë fëmijës “Të dua”
Prindërit në përgjithësi mendojnë se e dinë se çfarë është e mirë për fëmijën e tyre dhe nga përvoja e tyre, ata mendojnë se gudulisja është normale. Sidoqoftë, ajo çfarë ju këshillojmë të bëni nëse dëshironi të gudulisni fëmijën tuaj: është të kërkoni leje prej tij. Megjithatë, ka shumë mënyra për t’i thënë fëmijës suaj sesa shumë e doni, pa qenë nevoja ta gudulisni.
Gudulisja mund të shkaktojë dhimbje koke
Sipas Dr Alexander, gudulisja kundër vullnetit të dikujt mund të shkaktojë “dhimbje të madhe koke”. Ndonjëherë kjo dhembje mund të zgjat për një jetë.
Patty Wpfler, një eksperte prindërimi dhe themeluese e Organizatës Hand-in-Hand, thotë se nga përvoja e saj, gudulisja gjatë fëmijërisë është një shkak i përbashkët për sfidat emocionale edhe në të rriturit. Ajo shkruan: “Në vitet e mia të shumta të dëgjimit të të rriturve kur flasim për sfidat emocionale të jetës së tyre si fëmijë, gudulisja del herë pas here si përvojë lënduese”.