Krijesa që banojnë një liqen të mbuluar me akull, ujërat e të cilit nuk janë prekur asnjëherë nga njeriu. Nuk është skenari i një filmi, por zbulimi i rëndësishëm i një grup shkencëtarësh që po bëjnë disa analiza në një zonë të humbur të Antarktidës.
Poshtë një kilometri akulli, shkencëtaret e projektit SALSA (Subglacial Antarctic Lakes Scientific Access) arritën përmes disa sondash në liqenin Mercer, i cili është zbuluar nga pajisjet vetëm në 2007-ën, por nuk ishte arritur kurrë më parë nga një sondë.
Follow us down the SALSA borehole as we go 3500 ft through the Antarctic Ice Sheet into Mercer Subglacial Lake. The UV collar at the top of the borehole irradiates sources of contamination. Once at the lake, we see the transition between the water and the bottom of the ice sheet. pic.twitter.com/af8Yoh8hCM
— Salsa Antarctica (@SalsaAntarctica) January 21, 2019
Momenti i shpimit të akullit sipër liqenit Mercier
Sipas revistës prestigjioze Nature, shkencëtarët mendonin të gjenin pas dhjetëra mijëra vitesh izolim vetëm disa mikrobe, por u habitën kur nga kamionët e analizuara pas shpimit gjetën mbetjet e disa krijesave shumë herë më të zhvilluara. Disa loje gaforresh, karkalecash dhe një krijesë e quajtur tardigrad, që ka vërtetë pamjen e një gjallese “aliene”.
Sesi ka mundësi që këto krijesa të kenë mbijetuar në një ambient aq të ftohtë dhe të izoluar mbetet një mister, dhe përbën fazën e dytë të misionit shkencor.
Deri 15 milionë vite më parë, Anktartida ishte një kontinent me klimë tropikale, e mbuluar nga pyje dhe e banuar nga kafshë të ndryshme, ndër to edhe dinozaurë. Më pas akujt filluan ta shkretojnë tërësisht, edhe pse ekziston një periudhë, nga 10mijë deri në 120 mijë vite më parë, që mendohet se akujt janë tërhequr duke krijuar liqene si ky i analizuar.
Rezultatet e projektit SALSA do të qartësojnë dinamikat e tërheqje së akujve nga kontinenti i akullt, por edhe jetën e krijesave të mistershme të botës së akullt.