Aktualitet Shkoi katër herë në spital, por u neglizhua nga mjekët, ndërron jetë...

Shkoi katër herë në spital, por u neglizhua nga mjekët, ndërron jetë 4-vjeçari shqiptar në Angli

Daniel Klosi dhe babai i tij

Një 4-vjeçar shqiptar ndërroi jetë nga sepsis në Angli, pavarësisht vizitave që ai bëri vazhdimisht në spital. Daniel Klosi bëri disa herë brenda javës vizita në qendrën spitalore “Royal Free Hospital”, por mjekët akuzohen se neglizhuan problemet e tij dhe nuk kryen kontrollet e nevojshme.

Në një deklaratë, babai i tij Kastriot Klosi tha se Danieli, i cili kishte autizëm, ishte një “djalë energjik” pa probleme të tjera shëndetësore.

Klosi tha se ai dhe nëna e djalit, Lindita Alushi, vunë re se Danieli “po gulçonte dhe kishte një kollë” më 26 mars.

Në denoncimin e dërguar në gjykatë, Danieli u diagnostikua me krepitacion në mushkëri gjatë analizave të kryera në Royal Free. Katër ditë më vonë, më 30 mars, ata shkuan sërish në spital dhe një mjek dhe infermiere këmbëngulën se Danieli kishte ftohje dhe e dërguan në shtëpi për të “pushuar”. “Daniel më pas “papritmas ndaloi së ngrëni dhe piri” më 1 Prill”, tha i ati.

Ai tha se ai dhe bashkëshortja telefonuan 111 dhe u rezervuan për kontroll në orën 13:00 në Royal Free, por sërish i thanë se Danieli ka ftohje.

“Isha vërtet i shqetësuar dhe më dukej sikur doktori ishte i fiksuar të më thoshte se Danieli kishte ftohje në vend që të zbulonte se cili ishte problemi i vërtetë”, shtoi ai. Pasi Danieli u kthye sërish në shtëpi, gjendja e tij filloi “të përkeqësohej”. I mituri ndërroi jetë më 2 prill.

Personeli mjekësor tha në gjykatë se ata kishin ndjekur protokollin, por pranuan se duhet ta kishin vëzhguar më shumë rastin. Dr Shrabhi Agarëal, i cili kreu vizitat e Danielit, për herë të parë rreth orës 3:30 të mëngjesit më 31 mars, i tha gjykatës “të gjitha shenjat për një virus ishin negative dhe Daniel po ndihej më mirë” një orë pas testeve.

Mjekja ligjore Mary Hassell, tha se ndoshta duhet të kishin filluar më herët trajtimin me antibiotikë.

Dr Kavita Sumaria, një konsulente pediatrike që takoi Danielin dhe babanë e tij teksa ajo po mbaronte turnin e saj të mëngjesit më 1 prill, gjithashtu i tha gjykatës se nuk e dinte se ishte vizita e tretë e Danielit në spital në atë kohë.

Hetimi do të vazhdojë.