Aktualitet Shkon në 22 numri i viktimave nga koronavirusi: Ndërron jetë 90-vjeçari në...

Shkon në 22 numri i viktimave nga koronavirusi: Ndërron jetë 90-vjeçari në spitalin Infektiv

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.

90-vjeçari ishte i prekur edhe nga COVID19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus, hipertension). Pacienti ndodhej i shtruar prej 5 ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare.