Koronavirusi ka regjistruar viktimën e 13 mëngjesin e kësaj të marte.
“Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 82-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 62 vjeçar nga Durrësi, të konfirmuar me COVID-19, me sëmundje bashkëshoqëruese”, tha zv/ministrja e Shëndetësisë.
Numri i personave të prekur nga koronavirusi në vendin tonë tashmë ka shkuar në 243. Tirana vijon të jetë qyteti me numrin më të madh të të infektuarve.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19”.
– Tiranë 129 raste
– Durrës 26 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 15 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste
Në rritje ka ardhur edhe numri i personave që kanë nevojë për shërbim të specializuar mjekësor.
“Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar”.
Gjatë 24 orëve të fundit, analizat për 8 pacientë të prekur nga koronavirusi kanë rezultuar negative duke e çuar kështu në 52 totalin personave të shëruar nga ky virus që ka izoluar botën.