Ministria e Shëndetësisë konfirmon se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 38 persona në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 5 raste të reja me virusin COVID-19.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në këto Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 38 raste.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Tiranë janë 22 persona të infektuar, në Durrës 5 (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), në Lushnje 2, në Elbasan 2 raste, në Fier 5 dhe në Rrogozhinë 2 pacientë.
Nga këta, 12 pacientë janë shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina). Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar.