Partia Socialiste ka mandatuar edhe zyrtarisht Edi Ramën si kryeministër të ardhshëm.
Kandidatura e tij i është paraqitur ditën e sotme Presidentit të Republikës për dekretim nëpërmjet një shkrese që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj force, Damian Gjiknuri.
Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës, emri i Ramës si kryeministër duhet t’i shkojë Kuvendit për miratim dhe më pas i hapet rruga procesit të dekretimit të emrave të ministrave dhe miratimit të qeverisë së re.
Pak ditë më parë, kryetari i Partisë Socialiste bëri publike përbërjen e kabinetit të ri qeveritar që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme, ku ra në sy se 12 fakti se 12 ministra do jenë gra dhe 4 burra.