Shkrirja e akujve ne Himalaje është dyfishuar që nga hyrja e shekullit te ri, me më shumë se një të katërtën e akujve atje të humbura gjatë katër dekadave të fundit.
Tkurrja që po ndodh me një ritëm të përshpejtuar, është sipas shkencëtareve sinjal i një te ardhmeje “shkatërruese” për rajonin, në të cilin mbi një miliard njerëz varen nga uji i pijshëm.
Ekspertët kombinuan imazhe të deklasfikuara nga satelitët spiunë që datonin nga mesi i viteve 1970, me të dhënat satelitore moderne, për të krijuar kështu një regjistër të pare të hollësishëm prej katër dekadash të akullit që ndodhet përgjatë një zinxhiri malor prej 2,000km.
Analiza e tyre tregon se 8 miliardë ton akulli po humbasin çdo vit dhe nuk po zëvendësohen me dëborë; llogaritet që akullnajat e nivelit më të ulët të kenë një rrudhje në lartësi prej 5 metrash në vit. Studimi tregon se vetëm ngrohja globale e shkaktuar nga aktivitetet njerëzore mund të shpjegojë një shkrirje të niveleve të tilla.
“Për të ndaluar rritjen e temperaturave, ne duhet të ftohim planetin,- thotë një nga hartuesit e raportit, profesor Joerg Schaefer;-, nuk duhet thjesht ta ulim nivelin e emetimit të gazeve serë, duhet të zhbëjmë efektin e tyre. Kjo është sfida e njerëzimit për 20 vitet e ardhshme”, shton ai.