Politika Shkrimtarja shkodrane dy fjalë Bashës: Nëse nuk e di ç’pozicion ke, lësho...

Shkrimtarja shkodrane dy fjalë Bashës: Nëse nuk e di ç’pozicion ke, lësho rrugë. Kam frikë se jeton mbi re

Shkrimtarja shkodrane Arjola Zadrima i ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një mesazh kreut të PD, Lulzim Basha, i cili dy ditë më parë zhvilloi edhe takime me strukturat në qytetin verior.

Shkrimtarja i përshkruan kryedemokratit problematikat me të cilën përballen shqiptarët, duke nisur që nga mungesa e sigurisë ushqimore, emigracioni, rritja e çmimit të naftës, apo niveli i ulët ekonomik.

Statusi:

Dy fjalë L.Bashës

Dje kishe kalu nëpër pedonale të Shkodrës dhe njerëzit e ngratë të ndjekin apo të shohin me një fije shpresë. Po dje çmimi i karburantit mori formë të preme për rritjen e tij , dhe me arrogancën e një të sëmuri psiqik kryeministri kërcënon bizneset e vogla. Nëse sheh përreth nuk jena zenjina por njerëz hallexhi që ashtu mbarë e mbrapsht po duam me jetu këtu në Shqipni , edhe pse përcjellim njerëzit ma të dashtun dita ditës. Z. Basha ku jetoni ? Na këtu në Shkodër jetojmë dhe çdo ditë përballena me vështirësitë që na ofron ky pushtet i korruptuem. Do ishte mirë të dilni herë mbas here nga strofulla e rehatisë apo e marrëveshjeve nën hali, ose edhe prej kësaj ideologjie të fjetun që na injektoni. Populli vlon, populli po ikë , populli e ka refuzuar Ramën, ti nuk na duhesh më na thanë ,” bravo , ju lumtë”. Nëse nuk e din çfarë pozicionit ke atëherë lësho rrugë, më asht neverit termi”oligark” Kam frikë se jeton mbi re. Na nuk jenë këtu me të pa sa i bukur dukesh në podium, apo kur ecë nëpër Shkodër që duhet të ndihesh i përkdhelun nëse të respektojnë Shkodranët. Ne na duhet dikush që kupton që ky popull po bahet fukara çdo ditë ma shumë. Zbathu nganjëherë, shko blej bukën, apo frutat e nitratosuna, merr një rrogë prej 200 € se ndoshta zgjohesh prej kësaj ideologjie litargjike ku ke ra.

Mos na humb durimin ne që gjakun e kena prej shekujsh “Të djathtë”….

Kaq kisha për sot.

Unë jam Arjola Zadrima mbesa e një gjyshi të pushkatuem dhe bija e atij që ishte nën gjurmët e para të demokracisë.