Një godinë banimi në të cilën jetonin 4 familje është djegur gjatë natës në lagjen e vjetër të Bulqizë.
Mësohet se objekti i djegur ndodhet pak metra mbi qendrën sociale të këtij qyteti.
Ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur ta vërë nën kontroll zjarrin e madh i cili dogji gjithçka.
Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por ende nuk ka një pistë të shkaqeve të rënies së zjarrit.