Aktualitet Përfundon mbikalimi i rrugës në aeroportin e Kukësit, Rama publikon pamjet

Përfundon mbikalimi i rrugës në aeroportin e Kukësit, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e mbikalimit të rrugës se aeroportit të Kukësit, të cilat tashmë kanë përfunduar.

“Me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan në Facebook Kryeministri Edi Rama.

Të premten në aeroportin e Kukësit u ul aeroplani i parë i kompanisë low cost WizzAir. Kjo kompani njoftoi se fillimisht do të nisë fluturimet nga aeroporti i Kukësit drejt destinacioneve Gjermani, Austri dhe Zvicër.

Ndërsa Kryeministri Rama bëri të ditur se po punohet që të vendoset edhe linja Kukës-Londër.