Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka bërë apel qytetarëve të shmangin udhëtimet nëse janë me kollë dhe temperaturë.
Ekspertët e ministrisë rekomandojnë qytetarët të cilët kanë udhëtuar së fundmi drejtë vendeve me shpërthime komunitare, përfshirë Italinë dhe kanë shenjat si: kollë, temperaturë, vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë Urgjencën Kombëtare nr.127.
“Shmangni kontaktet me personat që kanë kollë dhe temperaturë. Mos pështyni në publik. Nëse keni kollë, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni kujdes mjekësor sa më shpejt dhe informoni personelin shëndetësor për historinë e udhëtimit tuaj”, thonë specialistët e MSHMS.