Është shënuar incidenti i parë i finales së “Conference League” në Tiranë.
Vetëm pak orë pasi mbërritën në Tiranë, disa gota më shumë bënë që disa tifozë holandezë të konfliktoheshin fizikisht me një 45-vjeçar shqiptar.
Ngjarja sipas policisë ndodhi në një lokal në zonën e ‘9 katësheve’. 45-vjeçari mësohet se ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spital. Ndërkohë policia ka shoqëruar 8 tifozët holandezë në polici dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
“Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç. Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia në një njoftim për ngjarjen.