Babai dhe njëkohësisht mënaxheri i Lionel Messit, Jorge Messi është ndaluar nga policia në Argjentinë pasi ka përplasur më makinë një motor.
Jorge Messi është liruar në orët e vona të natës ku i janë ushtruar teste nëse kishte përdorur alkol. Drejtuësi i motorrit i cili është dërguar në spital menjëherë ka pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe nuk e ka denoncuar aksidentin.
Ndërsa nga ana tjetër presidenti i Barcelonës, Bartomeu do t’i rinovojë kontratën Lionel Messit. Kontrata e tij aktuale zgjat edhe për dy sezone të tjera dhe në Barcelonë janë të bindur “Do të vazhdojë në Camp Nou përgjithmonë”.
“Është ende herët, por vitin e ardhshëm do të jetë e nevojshme të flasim me të në mënyrë që të mbetet me ne për shumë vite të tjerë. Messi e njeh shumë mirë fizikun e tij e ditën që do të mendojë se nuk mund të japë impaktin që dëshiron, do të thotë mjaft. Por shpresoj që ajo ditë të jetë shumë larg, sepse ai bën akoma diferencën në çdo ndeshje”