Policia e Sarandës ka shoqëruar në polici nënën e të miturës shtetasen E.M. 41 vjeçe, e cila dhunoi të bijën.
Në një reagim për mediat, policia bën me dije se bëhet fjalë për një rast dhune të rëndë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Në lidhje me rastin e publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku bëhej fjalë për dhunë e ushtruar nga mamaja ndaj vajzës së saj të mitur, menjëherë Policia ka bërë shoqërimin e shtetases E.M., 41 vjeçe, banuese në Sarandë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Sarandës, vijojnë veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave në lidhje me rastin konkret”, shkruan Policia.
Ka qenë njerku i vajzës që ka denoncuar rastin në Fiks Fare, sipas të cilit nëna e dhunon sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme.