Gjykata e Krimeve të Rënda përcaktoi sot përmes shortit trupën gjykuese për dosjen e Kelment Balilit i pagëzuar nga mediat greke si “Escobari i Ballkanit”.
Një treshe gjyqtarësh me kryesuese Flora Hajredinajn dhe dy kolegë të saj Liliana Baku dhe Ardit Mustafai, do jenë ata që do gjykojnë procesin ndaj Klement Balilit, i pagëzuar nga autoritetet greke si “Eskobari i Ballkanit”.
Kjo treshe u përcaktua me short nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për atë që mund të konsiderohet si një proces i bujshëm, pasi bëhet fjalë për një emër po aq të bujshëm, bërë i tillë sidomos pas fshehjes për më shumë se dy vjet, pa mundur të kapet.
Katër akuza rëndojnë mbi Balilin, ngritur nga Prokuroria e Krimeve të: “Trafikim të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal”, “Refuzim për deklarimin e pasurisë” pranë ILDKPI dhe “Pastrim i Produkteve të Veprës penale”.