Aktualitet Besa Shahini “rrëzon” LSI-në

Besa Shahini “rrëzon” LSI-në

Opozita është rikthyer sot edhe në Komisionin e Arsimit.

Deputetët e LSI, kishin paraqitur një nisëm ligjore për të rritur praninë e studentëve në vendimmarrjen e universiteteve.

Ato u përballën me ministren e Arsimit, Besa Shahini, e cila tregoi arsyet se përse ishte kundër.

“Sa i përket vendimmarrjes të së drejtës për zgjedhjen e Dekanit apo rektorit. Këtu ekziston një problem nëse studentët janë në masën 50% se kush do të jetë në atë detyrë. Pasi studentit i kërkohet si një ekspertizë se kush do të drejtojë. Kërkohet të ruhet marrëdhënie pedagog-student. Kjo nuk ndodh nëse studenti vendos se kush bëhet dekanit apo rektor”, tha Besa Shahini.