Në kuadër të operacionit policor të koduar “Weekend” në Fier, është arrestuar 43-vjeçari A.M., si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, 33-vjeçari E.K., të cilët shpërndanin heroinë.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të 43-vjeçarit gjetën 81 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa në banesën e 33-vjeçarit gjetën dhe sekuestruan 13 750 Euro dhe 400 Dollarë, të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet kriminal.
Po punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.