Aktualitet Vdekja e kenianes Joy Ayoko, shoqërohet në polici shoferi i kazinosë

Vdekja e kenianes Joy Ayoko, shoqërohet në polici shoferi i kazinosë

Policia ka shoqëruar Rodin Barçin, shoferin e kazinosë në Tiranë ku ishte punësuar Joy Ayoko, shtetasja nga Kenia që humbi jetën dy javë më parë, pas 6 muajsh qëndrimi në koma.

Mësohet gjithashtu se me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës janë kryer kontrolle në banesën e shoferit.

Barçi është ripyetur nga organet hetimore, pasi rezulton se ka qenë personi i fundit i kontaktit me 22-vjeçaren që jetonte në Shqipëri dhe ishte e punësuar në kazino. Ndërsa mësohet se gjatë këtyre ditëve janë pyetur edhe disa punonjës të tjerë, si dhe pronari ku e ndjera punonte.

Me 14 gusht të vitit të shkuar, keniania u dhunua dhe u hodh nga ballkoni ku jetonte.