Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili shpërndante në zona të ndryshme të kryeqytetit droga të forta në doza të vogla.
Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit policortë koduar “Miks” në pranga ka rënë personi me iniciale D. L.
Zonat ku shpërndante drogën i riu ishin në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe ish-stacionit të Trenit.
Gjatë kontrollit fizik ndaj kërij të fundit dhe kontrollit në banesën e tij u sekuestruan rreth 65 tableta ekstazi, sasi lënde narkotike MDMA dhe LSD, sende që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.
Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi G. D, 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.