Një shpërthim është dëgjuar rreth 40 minuta më parë në zonën e lagjes “10 korriku”, Vlorë si pasojë e të cilit është plagosur një person.
30-vjeçari është dërguar në spital me dëmtime në gjymtyrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet paraprake dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur brenda banesës së të plagosurit.