Aktualitet Shpërthim te ish-Metalurgjiku, plagosen 3 punëtorë

Shpërthim te ish-Metalurgjiku, plagosen 3 punëtorë

Tre punëtorë të një subjekti privat tek ish-Metalurgjiku në Elbasan kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi gjatë punës.

Mësohet se shpërthimi u shkaktua nga rrjedhja e gazit. Për pasojë, janë plagosur punëtorët Q.M. 61 vjeç, O.B. 69 vjeç dhe E.B. 42 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Elbasanit për trajtim mjekësor.

Menjëherë shërbimet e policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundshëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.